Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Detaje : Zbulohet motivi i vrasjes në Vushtrri pas rrahjes mes dy grupeve, shokët e viktimës ikën

    30/10/2023 15:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një konflikt mes dy grupesh të rinjsh mbrëmë në Vushtrri përfundoi tragjikisht, me vrasjen e një 27-vjeçari. I riu dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri, teksa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Numri i të arrestuarve tashmë ka shkuar në pesë, ndërkohë që janë zbuluar detaje të reja për motivin e këtij krimi të rëndë.

    Gjithçka dyshohet se ndodhi rreth orës 16:00, në rrugën “Mehmet Konjuhi” në Vushtrri, ku dy grupet, ku përfshihej viktima Fatos Zenuni, të dyshuarit, Jetmir Sinani, Edin Beka dhe të tjerët fillimisht u përleshën mes vete, derisa Sinani nxori armën dhe shkrepi.

    Pesë personat që ranë në prangat e Policisë tashmë ndodhen në  ndalim policor. I dyshuari kryesor lidhur me rastin është Jetmir Sinani, 24-vjeçar, i cili po hetohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, teksa katër të arerstuarit e tjerë, duke përfshirë edhe Edin Bekën, po dyshohen për veprën “Pjesëmarrje në rrahje”.

    Palët e përfshira, të ndara në dy grupe fillimisht janë rrahur mes vete dhe motivi dyshohet se lidhet me një rast të mëhershëm, pra një përleshje që dyshohet se kishte ndodhur në mes tyre, por që nuk kishin arritur t’i qëronin hesapet.

    Edhe në konfliktin që kanë pasur më parë, viktima dhe shokët e tij kanë qenë të përfshirë në njërën anë dhe në anën tjetër i dyshuari që e vrau bashkë me shokët e tij, disa prej të cilëve janë arrestuar për përleshjen e mbrëmshme.

    Pasi Faton Zenuni u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i vdekur në vend, shokët e tij, që ndodheshin bashkë me të në momentin kritik dyshohet se janë larguar me disa vetura dhe tashmë po kërkohen nga Policia, raporton Sinjlai.

    Teksa Prokuroria është në përgatitje të kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, Policia në koordinim me prokuroren e rastit janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prova që zbardhin rrethanat e rastit.

    Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani.

    Njëri nga të plagosurit në gjendje të rëndë

    Dy personat që pësuan plagë nga të shtënat me armë, Liridon Musliu dhe Ilmi Shaqiri po vazhdojnë trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka deklaruar se gjendja e njërit prej tyre, që po trajtohet në Mjekim Intensiv është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryetari Ferit Idrizi: Masa lehtësuese për bashkatdhetarët gjatë verës në Vushtrri

    Nisin punimet për Shtëpinë e Komunitetit në fshatin Oshlan, kryetari Idrizi publikon pamjet

    “Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.