Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se Qeveria Kurt duhet ta formojë një ligj me të cilin i shpallë të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtoreve.
Më tej ai ka vazhduar ironinë duke thënë se vetëm në këtë Qeveri nuk ka probleme.
“Pa sindikata, pa grevë, pa probleme!. Lëvizja Vetëvendosje me mirë do ishte të filloj hartimin e legjislacionit për ti shpallur të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtoreve”, ka thënë Miftaraj.
“Rrënoftë klasa punëtore në Kinë, Indi dhe anë e kënd botës, përjashto Kosovën”, ka përfunduar ai.
Ndërsa minatorët e Stantergut janë duke e vazhduar ditën e gjatë të grevës, e sikurse ditët që po shkojnë pa një përgjigje nga organet kompetente edhe numri i grevistëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor sot po rritet.