Komuna e Malishevës ka ndërmarrë inciativë sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit, sghkruan GazetaDemos.
Në këtë event kryetari I Malishevës Ekrem Kastrati ka thënë se është I shqetësuar për shëndetin e qytetarëve të komunës që ai drejton dhe se si komunë janë në mobilizim të përditshëm në informimin dhe parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Njoftimi i plotë:
“Bashkë kundër kancerit të gjirit’. Me këtë moto, sot nisi aktiviteti ‘Tetori muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit” e ku u shënua me simbolikën e ecjes këmbë që nga Qendra e Mjekësisë Familjare, ‘Dr. Shpëtim Robaj’, Bulevardit ‘Ibrahim Mazreku’ e deri të objekti i komunës së Malishevës.
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. ”Përkushtimi im si Kryetari i Komunës së Malishevës, për këtë aktivitetet që organizuam së bashku ne institucionet publike komunale, shëndetësore e arsimore dhe të shoqërisë civile,ju jam mirënjohës për këtë aktivitet i cili ka të bëjnë me ndërgjegjësim e sëmundjes së kancerit të gjirit, që po prek çdo ditë e më tepër qytetarë pa dallim gjinish. Jam i shqëtësuar dhe i preokupuar për shëndetin e qytetarëve, dhe po mobilizohem përditë e më mirë profesionalisht me potencialet tona shëndetësore e civile që të punojmë për informim e në veçanti për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe të vetëdijësimit të qytetarëve për kontrollim të kësaj sëmundje, që në paraqitjen e shenjave të para, prandaj, ne si institucione do të gjejmë forma dhe mënyra për mbështetje institucionale dhe kjo mbështetje nuk do të mungoi as edhe vëtëm njëherë për pacientët e prekur nga kanceri i gjirit. Në këtë ecje simbolike ishin të pranishëm edhe Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, kryesuesi i Kuvendit,Argjent Thaçi,Vera Bytyçi, nga zyra për Barazi Gjinore, asamblistë komunal, drejtorë, kurse folës ishin, Dr. Afrim Krasniqi, Drejtor i QKMF-së, e Dr. Ganimete Bytyçi.
Në fund ndanë edhe përvojat e tyre folëse të cilat u sfiduan nga sëmundja e kancerit të gjirit” ”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës./GazetaDemos/