Kryetari i Vitisë Sokol Haliti, , me ftesë të OSBE-së, është duke qëndruar në Grac të Austrisë, për një vizitë studimore me temë “Qeverisja e përgjegjshme gjinore- Praktikat e mira në qytetin e Gracit”, shkruan GazetaDemos.
Kryetari Haliti ka marrë ftesë në këtë event për shkak të iniciativës së tij në promovimin e barazisë gjinore në qeverisjen lokale.
Njoftimi i plotë:
“Kryetari Haliti po qëndron në Grac të Autrisë, për shkak të përformancës së mirë të tij dhe të komunës
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me ftesë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), po qendron në një vizitë studimore në Grac të Austrisë. Tema diskutimi në kësaj vizitë ishte qeverisja e përgjegjshme gjinore- Praktikat e mira në qytetin e Gracit. Sipas ftesës zyrtare qe ka pranuar kryetari Haliti nga OSBE, ai është përzgjedhur të marrë pjesë pasi si kryetar i komunës ai ka shfaqur iniciativa në promovimin e barazisë gjinore në qeverisjen lokale. Gjatë kësaj vizite kryetari Haiti, është pritur në takim ndër tjerash edhe nga kryetarja e Grazit, Elke Kahr. Poashtu në kuadër të vizitës së kryetarit Haliti në shtetin Austriak, ai është njofuar edhe mbi planin e veprimit për barazi “Shtëpia e Grac” por edhe pritet të vizitoj strehimorën e grave dhe Qendrën e Kujdesit Shëndetsor të Grave e cila është në partneritet me qytetin e Gracit. Përndryshe kryetari Haliti tha se komuna të cilën ai e qeverisë gjithmonë i ka dhënë një rëndësi të veçantë respektimit të barazisë gjonore, duke hartuar politika dhe dokumente që respektojnë dhe promovojnë barazinë. Ai tha se nga kjo vizitë do të marrë edhe më shumë njohuri qe të vazhdojnë me provimin e barazisë gjinore në çdo aspect”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë./GazetaDemos/