Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haxhiu në takim me Kearns, e informon për sulmin terrorist në Banjskë

    21/10/2023 19:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

    Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi, është diskutuar për situatën në veri të Kosovës, me theks të veçantë për ngjarjet e fundit me sulmin terrorist në territorin e Kosovës të dirigjuar nga Serbia.

    Ministrja Haxhiu ka informuar deputeten Kearns për punën e institucioneve të drejtësisë për t’i sjellë para përgjegjësisë penale terroristët, refuzimin e Serbisë për të dorëzuar terroristët, për procedurat për fletërreshtimin ndërkombëtar.

    Temë diskutimi ishte gjithashtu bashkëpunimi i Republikës së Kosovës me mekanizmat ndërkombëtar.

    Tutje Ministrja Haxhiu e ka njoftuar deputeten Kearns për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, sfidat dhe rezultatet gjatë këtij rrugëtimi. Reforma në sistemin e drejtësisë, adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës, dhuna në familje, ishin disa nga temat e diskutuara në këtë takim.Deputetja dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, u zotua për mbështetje të vazhdueshme të Kosovës në proceset e saj veçmas në kuadër të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë.Të dy palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në dobi të fuqizimit të Republikës së Kosovës në aspiratat e saj.​

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Reagon Albulena Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit

    Të Fundit

    Qalaj : PDK s’ka vota për Haxhiun

    Trump pret në takim Netanyahun – kjo është arsyeja

    Protestat në Serbi, momenti kur banorët e Uzhicës thyejnë kordonin e policisë

    Zjarri në Bllacë, të rejat e fundit nga QKM: Shfuqizohet ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe autobusët

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.