Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lajçak në Beograd: Dialogu në rend dite të ministrave dhe shefave të BE’së, diskutimi i tyre varet nga kjo vizitë

    21/10/2023 17:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd bashkë me katër kolegët e tjerë të tij, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë në agjendën e takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së të hënën, si dhe njoftoi se për këtë do të diskutohet edhe nga liderët e BE-së më vonë gjatë javës së ardhshme në Këshillin Europian.

    “Kjo vizitë do të ndikojë drejtpërdrejt në ato bisedime. Siç e kemi thënë shumë herë, nuk ka të ardhme europiane as për Serbinë, as për Kosovën, pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe zbatimin e marrëveshjeve të miratuara për normalizim, si ato aktuale ashtu edhe ato më herët që të shohim një rajon stabil, të begatë dhe europian të Ballkanit Perëndimor, prandaj dialogu është i një rëndësie vendimtare. Biseda jonë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti do të vazhdojë në ditët në vijim”, tha Lajçak në Beograd, raporton RTS.

    Sikurse në Prishtinë, Lajçak edhe në Beograd tregoi se temë e vizitës ishte përparimi në zbatimin e marrëveshjes për normalizim dhe deeskalimi i situatës, derisa ka potencuar se për sulmin terrorist të 24 shtatorit Serbia duhet të bashkëpunojë për t’i vënë para drejtësisë përgjegjësit.

    “Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se dënojmë fuqishëm sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator. Të gjithë autorët e sulmit duhet të sillen para drejtësisë dhe presim bashkëpunim të plotë të Serbisë në këtë drejtim”, tha Lajçak pas takimit.

    Ai shtoi se liderët kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre dhe se si palët duhet të punojnë për deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

    “Ne ia kemi përcjellë atë mesazh presidentit Vuçiq. Serbia dhe Kosova kanë hyrë në marrëveshje të reja në shkurt dhe mars të këtij viti dhe presim që të dyja palët të fillojnë të përmbushin obligimet e tyre si nga marrëveshjet e reja ashtu edhe nga ato të vjetra”, tha Lajçak.

    Emisari europian në Prishtinë tha se Kosova duhet të nsië me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Artikuj të ngjashëm

    Lajçak takon shefin e EULEX-it në Bruksel, flasin për sigurinë në Kosovë

    Kryenegociatorët në takime dypalëshe në Bruksel, a do të zhvillohet ai trepalësh?

    Bislimi takohet sot me Lajçakun

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.