Artisti shkodran, Luiz Ejlli, do të jetë gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në Prishtinë.
Kjo pasi sonte mbahet premiera e filmit në “Kuadër të Dashurisë”, në të cilin ai luan rolin kryesor së bashku me Olta Gixharin.
I njëjti ka publikuar një video gjatë rrugës, teksa shihet në makinë e më pas duke interpretuar hitin “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.
“O populli më i mirë në botë. Populli i Kosovës. Sonte në Prishtinë në premierën e filmit në Kuadër të Dashurisë. Ju pres të gjithëve”, i drejtohet ai ndjekësve.
Premiera e këtij filmi ka qenë tashmë në disa vende të Shqipërisë si: Tiranë, Shkodër etj.
Siç transmeton Telegrafi, filmi ka të bëjë me një histori të një çifti të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes pa përfshirë familjarët e tyre në këtë ndarje.
Të tjerë aktorë në film janë: Deamishel Hoxha, Ylber Bardhi, Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Luan Jaha, Eni Shehu, Salsano Rrapi etj.