Mesnatën e mbrëmshme në Ferizaj, pas një përleshje fzike mes disa personash njëri prei tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, shkruan GazetaDemos.
Policia ka njoftuar se viktima u ka shpëtuar plumbave dhe se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë e armës, kurse bën me dije se ende nuk ka të arrestuar.
“Ferizaj 17.10.2023-00:27. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një përleshje fizike me disa persona, njeri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Si pasoj e përleshjes fizike, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh./GazetaDemos/