Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lati nga OVL-UÇK: Pritjen e Gucatit e patëm planifikuar me tupana në aeroport

    17/10/2023 20:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë modifikuar dënimin ndaj ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, duke i mundësuar atij lirimin nga burgu, nën disa kushte.

    Kryetari i OVL-UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, tregoi se ardhja e Gucatit ishte pak befasuese, pasi siç tha ai, planifikimi për pritjen e tij ishte bërë për të mërkurën.

    “Sot ka qenë pak befasuese, sepse ne ardhjen e tij e kemi pritur nesër. Për nesër kemi qenë në përgatitje për t’i bërë pritje madhështore. Mirëpo, na ngutën pak procedurat, pasi ata e kanë ditur që do të grumbullohen më shumë njerëz. E kemi pritur mirë, kemi qenë të gëzuar, por aq edhe të hidhëruar, pasi Nasimi ka mbetur atje”, deklaroi Lati në emisionin “Ditari”.

    Më tej, Lati tregoi në detaje se si ishte planifikuar pritja “madhështore” për Gucatin.

    “Ne për nesër e kemi planifikuar ta presim te aeroporti, me tupana me një masë të njerëzve. Mirëpo, për nesër e kemi plan që nga ora 15:30, ta bëjmë nisjen nga shtëpia e Gucatit, për të shkuar tek varrezat e dëshmorëve në Morinë për homazhe, pastaj në Prekaz tek kompleksi memorial “Adem Jashari”. Mandej, një tubim në shesh të Skenderajt në ora 16:30. Besoj që do të jetë një numër I konsiderueshëm i veteranëve”, theksoi tutje Lati në Tëvë1.

    Në maj të vitit 2022, Gucati së bashku me zëvendësin e tij në OVL-UÇK, u dënuan me katër vjet e gjysmë burgim për akuzat për pengim të drejtësisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-ushtari i UÇK-së: Urime edhe atyre që nuk na ofruan as ujë në luftë

    Të Fundit

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.