Martti Ahtisaari kishte lindur më 23 qërshor të vitit 1937. Ahtisaari ishte politikan finlandez, presidenti i dhjetë i Finlandës, laureat i Çmimi Nobel për Paqe, diplomat i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësues i njohur për punën e tij ndërkombëtare në procese të ndryshme të paqes, shkruan GazetaDemos.
Martti Ahtisaari Lindi në Viipuri të finlandës me 1872 gjyshi i Ahtisaarit se bashku me prinderit e Ahtisaarit kishte emigruar në Finlandë, ku pjesën me të madhe të fëmijërisë e kaloi në Kuopio dhe ndoqi mesimet në shkollën e mesme në Kuopion Lyseo.
Më pas në vitin 1952 Martti Ahtisaari se bashku me familjen e tij u transferuan Onulu për të kërkuar punë, poashtu ai vazhdoi dhe shkollimin e mesëm dhe diplomoi në vitin 1956. Më pas ai gjithashtu u bashkua me YMCA. Ahtisaari poashtu mbante gradën kapiten në rezervën e ushtrisë finlandeze.
Martti Ahtissari filloi të studionte përmes një kursi të mësimit në distancë në kolegjin e mësuesve në Oulu. Ai në të njejtën kohë ndiqte kursin dy-vjeçar që i dha mundësi të kualifikohej si mësues i shkollës fillore më 1959. Përveç gjuhës së tij amtare, finlandisht, Ahtisaari, fliste dhe suedisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht.
Në vitin 1960 Ahtisaari u transferua në Karaçi, Pakistan, për të udhëhequr selinë e trajnimit të edukimit fizik të Institutit pakistanez suedez.
Përveç administrimit të shtëpisë së studentëve, puna e Ahtisaarit përfshinte poashtu trajnimin e mësuesve. Ku më pas Ahtisaari u kthye në Finlandë në vitin 1963 dhe u bë aktiv në organizatat joqeveritare përgjegjëse për ndihmat për vendet në zhvillim.
Pasione të reja zbuloi pasi u bashkua me organizatën ndërkombëtare të studentëve AIESEC rreth diversitetit dhe diplomacisë. Më pas në vitin1965 ai u bashkua me Ministrinë e Punëve të Jashtme në zyrën e saj për Ndihmën e Zhvillimit Ndërkombëtar, duke u bërë përfundimisht ndihmës shefi i departamentit.
Martesa mes Martti Ahtisaarit dhe Eeva Irmeli Hyvärinen u bë në vitin 1968 dhe kanë një djalë, Marko Ahtisaari, i cili është një sipërmarrës i teknologjisë dhe muzikant.
Ahtisaari ishte një i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, që kishin për qëllim zgjidhjen e statusit final të Kosovës, e cila deklaroi pavarësinë e saj në vitin 2008.
Martti Ahtisaari propozoi pakon e cila ishte edhe korniza bazë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Në tetor 2008, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqe “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe për më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare. Në deklaratën e Nobelit thuhej se Ahtisaari kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve serioze dhe afatgjata, përfshirë ato në Namibi, Aceh Indonezi, Kosovë dhe Irak.
Martti Ahtisaari vdiq sot në moshën 86 vjeçare./GazetaDemos/