Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mblidhet KPK: Do të i dërgojnë letër urgjente Osmanit për dekretimin e Isufajt kryeprokuror

    13/10/2023 16:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, mbajti takimin e 135-të me radhë.

    Fillimisht, KPK-ja mori vendim bazuar në Rregulloren për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, për shpalljen e konkurseve për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nga data 16 tetor deri më datën 3 nëntor 2023, si dhe themeloi panelet vlerësuese dhe komisionet përkatëse për rishqyrtim për këto dy konkurse.

    Po ashtu në këtë mbledhje anëtarët e KPK-së vendosën për shpalljen e brendshme për avancimin e dy prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe dy prokurorëve të tjerë në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

    KPK-ja aprovoi kërkesën për klasifikimin e vendeve të punës dhe ndryshim-plotësimin e Planit të personelit administrativ të sistemit prokurorial për vitin 2023 dhe propozimin për dërgimin e një letre urgjente te Presidentja e vendit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Blerim Isufaj, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.​

    KPK-ja po ashtu aprovoi dërgimin e propozimit po ashtu te Presidentja e vendit për lirim nga detyra të një prokurori të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe të një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë me rastin e pensionimin të tyre gjatë muajit nëntor 2023.

    Të Fundit

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.