I ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosovaka qenë veprimtari Rexhep Kelani i cili foli për komunën e Obiliqit gjatë dekadës së çlirimit 1989-1999.
Në mesin e temave që u trajtuan, Kelani foli edhe për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, të cilin e vlerësoi lartë për maturin e diturinë që e kishte në kohën më të
vështirë të shtet formimit. Teksa fliste për të, Kelani për ta përshkruar maturinë e Rugovës të cilën, sipas tij, e ka shfaqur saherë ka qenë e nevojshme, tregoi një bisedë private që e kishte zhvilluar ai më ish-deputetin e LDK-së Gani Gecin pas vrasjes së ish-kryetarit të Suharekës dhe veprimtarit të madh të LDK-së, Ukë Bytyçi.
“Kur është vra Ukë Bytyqi e kam pa duke qarë presidentin në selinë në Velani. Gani Geci ka humb toruan, president tha don me na vra krejtëve, nuk të ka hije kështu me ndejt”, tregoi Kelani.