NATO ka njoftuar se kontingjenti i parë prej 200 ushtarësh britanikë ka arritur në Kosovë.
Ky dislokim vjen pas agresionit nga ana e Serbisë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit
“Kontingjenti i parë prej 200 ushtarësh britanikë ka arritur në Kosovë për t’u përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë”, thuhet në njoftim.
“Një hap i rëndëishëishm për t’ siguruar KFOR-it forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit”
Ushtarët nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit po i bashkohen një kontingjenti prej 400 trupash britanike tashmë në Kosovë.
Qeveria rumune të martën njoftoi gjithashdtu se po dërgonte gjithashtu rreth 100 trupa shtesë për të forcuar KFOR-in.
NATO ka udhëhequr një operacion paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 në përputhje me mandatin e saj sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
KFOR-i në Kosovë aktualisht përbëhet nga mbi 4,500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s.