Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar përmes një statusi në Facebook pasi që kryeminsitri Kurti refuzoi ti përgjigjet grupit parlamentar të PDK-së, pasi këta të fundit nuk i votuan marrëveshjet ndërkombëtare.
Sipas Deliut është e papranueshme qasja selektive e tij ndaj deputetëve duke refuzuar që të përgjigjet vetëm në pyetjet e deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së.
“Ikja e kryeministrit Kurti nga përgjegjësia kushtetuese e tij për të dhënë llogari para qytetarëve përmes përgjigjeve në pyetjet e deputetëve, është goditje konkrete dhe e pashembullt e demokracisë parlamentare”, ka shkruar Deliu.
Postimi i plotë: