Adriana Matoshi deputete e partisë në pushtet, sot në seancë të Kuvendit mbajti një pankartë në duar, të cilën ua drejtonte deputetëve opozitarë.
Shumë kush ia pa të madhe asaj këtë veprim “teatral”, e siç duket edhe i pari i PDK’së, Memli Krasniqi.
Matoshi me një video storje në Instagram, tregoi, se Krasniqi i ka thënë diçka asaj kur ajo kishte ngritur pankartën në duar.
“Ec ec ec moj ec moj” thuhet ti ketë thënë Krasniqi Matoshit, pretendon kjo e fundit në video storje.
Në këtë video Matoshi shihet në një vend, ku me shumë gjasë mund të jetë edhe toalet.
Ajo në fund të parin e PDK’së e “përshëndet” me një këngë të reperit Unikatil.