Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Haxhiu: Frikën e kam pasur te burgjet, as s’më ka shkuar mendja te IML-ja

    05/10/2023 22:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka hedhur akuza të rënda ndaj zyrtarëve të Institutit Mjekësisë Ligjore.

    Ajo ka thënë se në atë institucion punonjësit kanë raporte të tmerrshme kolegiale.

    “Ata kanë gjetur Rastin e Astritit [zhdukja e mostrave të gjakut] për të më goditur mua dhe dikënd tjetër. Sipas meje e kanë gjetur këtë rast pasi është i ndjeshëm. Astriti ishte edhe aktivist i LVV-së. Besoj mund të kuptohet lehtë si janë humbur provat pasi kanë qenë vetëm tre persona”, deklaroi Haxhiu në RTV Dukagjini.

    E pyetur nëse mban përgjegjësi politike për zhdukjen e mostrave të gjakut ta Astrit Deharit, Haxhiu ka thënë se qëllimi ishte pikërisht goditja e saj.

    “Qëllimi ka qenë që të goditem unë. Përmes dorëheqjes sime unë nuk mund t’i lumturojë ata që tentojnë të pengojnë zbardhjen e Rastit Dehari.

    “Unë frikën e kam pasur te institucionet korrektuese se mos dikush bën diçka që përgjegjësi të hidhet te unë. Por asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që edhe për shkak të raporteve kolegiale, që të mos lihet të bëhet drejtor atje dikush të bëhen veprime të tillë në IML”, ka deklaruar Haxhiu.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Reagon Albulena Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit

    Të Fundit

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

    Tragjedi në Treboviq, ky është 15 vjeçari që vdiq

    “Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.