Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes më të përfolur të momentit.
Përmes një statusi në Instagra,, ajo është shprehur se fyerja e Albanos, që ai e konsideron humor nuk e ka ofenduar atë, vëllain apo familjen e saj, por vajzat dhe gratë shqiptare.
Kujtojmë se teksa Albano po fliste me ironi për largimin nga muzika të këngëtarit Alban Ramosaj, ai përdori gjuhë fyese ndaj motrës së tij, këngëtares Beatrix Ramosaj.
Ai e etiketoi Beatrixin si një vajzë e cila ka pasur marrëdhënie seksuale me Donald Veshajn në Big Brother VIP Albania, duke bërë që i gjithë konteksti të duket sa më ofendues.