Kudo që zbarkon FC Prishtina për të luajtur futboll, prezenca e tij në stadium është e padiskutueshme.
Megjithë moshën, gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe vështirësit në të folur, Prishtina në secilin stadium e ka mbështetjen e Azem Gicollit.
Për të, FC Prishtina nuk është thjesht një ekip futbolli. Ajo është një pasion, një dashuri e pandalur që e ka ndjekur që nga momenti kur ishte i ri.
Ai tregon se si erdhi nga puna në Slloveni vetëm për ndeshjen e Prishtinës, për t’u kthyer sërish atje.
Buzëqeshja e tij në stadium vërehet vetëm kur Prishtina shënon gol, anise goditjen nga penalltia nuk preferonte ta shikonte nga emocionet, transmeton lajmi.net.
Fidaimi është miku i vjetër i Azem Gicollit. Ai rrëfen shumëçka për shoqërinë e tyre e që të gjitha lidhen me FC Prishtinën.