Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar për fillimin e një projekti të rëndësishëm në këtë komunë, shkruan GazetaDemos.
Fjala është për asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë në segmentin Gjocaj – Livadh i Madh, që përbën një projekt të rëndësishëm për zhvillim ekonomik sipas tij.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Sot kemi filluar me asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë (segmenti Gjocaj – Livadh i Madh). Përndryshe rruga e Gjeravicës shënon një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies në Komunën e Junikut. Tanimë po realizohet edhe ky projekt i shumëpritur.
Vazhdojmë me punë dhe suksese tjera.
R.Sh