Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë, shkruan GazetaDemos.
Rastin për Demos e ka konfirmuar Policia e Kosovës, me ç’rast kanë njoftuar se viktima ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Tutje ajo ka bërë të ditur se personi i dyshuar është identifikuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për arrestimin e tij.
Lexo edhe: