Kosova sot është tronditur nga vrasja e policit Afrim Bunjaku, i cili ishte në krye të detyrës në pjesën veriore të Kosovës, shkruan GazetaDemos.
Përveç krerëve të shtetit dhe liderëve të subjekteve politike të Kosovës, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe ndërkombëtarët, të cilët e kanë dënuar aktin në fjalë.
Ndërkaq, sonte në orën 19:00, pranë stacionit të Policisë në Rahovec, do të ndezen qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
Kështu është bërë e ditur nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec.
“Në nderim të policit të rënë, Afrim Bunjakut, qendra jonë, sot organizon ndezjen e qirinjëve në ora 19:00, afër stacionit policor. Rahovec”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: