Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    FSHF-ja reagon pas dënimit nga UEFA, ka një apel për tifozët shqiptarë

    20/09/2023 23:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas dënimit nga UEFA për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës kundër Polonisë, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore.


    FSHF-ja është gjobitur në total me 44 mijë euro për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila u zhvillua këtë muaj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, shkruan lajmi.net.


    Me këtë rast, shtëpia e futbollit shqiptar me anë të një reagimi ka bërë edhe një apel për tifozët shqiptarë.
    Reagimi i plotë:

    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur pak minuta më parë me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që ka vendosur të gjobisë FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore.

    Mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium. Vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke.

    Mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente ku objektivi i synuar kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të.

    Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’u bëjë thirrje të gjithë tifozëve që mbështesin pa kushte Kombëtaren të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike të cilat do të dënojnë skuadrën dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme që janë vendimtare për fatin tonë drejt “Gjermani 2024”

    Artikuj të ngjashëm

    Zyrtare: Ndeshja Serbi–Shqipëri do të luhet në Beograd

    Arena Kombëtare nën masa të rrepta – ja çfarë duhet të dini para ndeshjes Shqipëri–Serbi 

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Të Fundit

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.