Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zeqiri: S ’ka vullnet të qytetarëve serbë për inicim të peticionit

    20/09/2023 18:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka deklaruar se nuk sheh vullnet dhe interesim të qytetarëve serbë për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore.

    Zeqiri madje tha se nuk sheh as ndonjë parakusht për mbajtje të zgjedhjeve, në mënyrë që të njëjtat të dalin të suksesshme.


    “Jo, jo as nuk shoh vullnet për ndonjë peticion, po as nuk shoh vullnet që të futemi në një palë zgjedhje të tanishme. Do të thotë këtu nuk është, pra për mu nuk shoh ndonjë parakusht që mund të futemi në ndonjë palë zgjedhje dhe të dalin të suksesshme, për shkaqe se shumica i refuzon. Do të thotë nuk don t’i bindet në këtë rast asnjë organizmi ligjërisht që është nga ana e Republikës së Kosovë, qoftë për zgjedhje të tashme apo të më vonshme. Njëherë për njëherë nuk shoh vullnet qytetar të shumicës serbe në këtë drejtim”, tha ai në Tëvë1.


    Kurse i pyetur se a e ka lexuar udhëzimin adminstrativ dhe formën se si është bërë për largimin e kryetarëve, Zeqiri tha se nuk e ka lexuar në detaje, pasi ai tha se përafërsisht e kupton tashmë se deri ku mund të shkohet me këtë udhëzim.


    “Pak, nuk kam lexu në detaje të themi kështu meqenëse sa i përket udhëzimit është një shtesë, kurse ne e kemi si me thënë dihet ligji, mirëpo don edhe pak kohë dhe iniciativa qytetare. Të gjitha këto marrin kohë, kështu që nuk më ka interesu shumë me lexu rreth këtij udhëzimi meqenëse unë përafërsisht po e kuptoj deri ku mund të shkohet me këtë udhëzim”, shtoi Zeqiri.


    Ndryshe gjatë ditës së djeshme, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ellbert Krasniqi deklaroi se Qeveria dhe Ministria të cilën e udhëheq ai, i kanë kryer të gjitha obligimet ligjore që u mundësojnë qyetatrëve në katër komunat veriore të nisin peticionin për të larguar kryetarët aktual. Por që sipas ministrit, gjithçka tjetër mbetet në vullnetin e vet qytetarëve atje.

    Artikuj të ngjashëm

    FSK në “Qafë të Burrelit” për të kërkuar punonjësin që e mbuloi dheu, Kurti: Kosova përherë e mbështet Shqipërinë

    Kurti e uron kancelarin Merz: Mezi pres të bashkëpunojmë

    620-vjetori i lindjes së Skëndërbeut, Kurti: Një nga shtyllat mbi të cilat është ngritur dhe qëndron kombi shqiptar

    Të Fundit

    Pamje nga festa e ditëlindjes së Gjestit, ja me kë festoi

    Pas një jave kërkim, gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

    Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me OSBE-në

    Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

    Abdixhiku pas dështimit të seancës: Ideja e qeverisë tranzicionale është e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.