Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    CNN: Njësitë speciale të Kievit po sulmojnë me dronë aleatët e Wagner-it në Sudan

    20/09/2023 13:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shërbimet speciale ukrainase besohet se qëndrojnë pas një sërë sulmesh me dronë dhe operacione tokësore pranë kryeqytetit sudanez Khartoum, që synojnë Forcën e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), aleatët e së cilës janë mercenarët rusë nga Wagner.

    Kjo është bërë e ditur nga CNN, duke thënë se kjo do të thotë se pasojat e pushtimit rus të Ukrainës janë përhapur shumë përtej vijave të frontit në këtë vend, transmeton Telegrafi.

    Televizioni amerikan njoftoi se një burim nga ushtria ukrainase i tha se ky operacion ishte vepër e “një ushtrie që nuk është nga Sudani”.

    Kur CNN pyeti nëse Kievi qëndron pas sulmeve, burimi u përgjigj vetëm se “shërbimet speciale ukrainase janë ndoshta përgjegjëse” për këtë. Operacioni përfshinte një sërë sulmesh ndaj RSF, e cila besohet se po merr ndihmë nga Wagner në luftën e saj kundër ushtrisë sudaneze për kontrollin e vendit.

    #Wagner #ukrainecounteroffensive #Andriivka#BlackSea #Zaporizhzhia#Poltava #Tokmak#Novoprokopivka #ZavitnyBazhanny#Urozhaine #Novodonetske#Robotyne #Verbove #Staromlynivka

    CNN report claims Ukrainian special services were likely behind a series of drone strikes and a ground… pic.twitter.com/tRehI3volu

    — Koba (@Roberto05246129) September 19, 2023

    CNN thekson se nuk ka qenë në gjendje të marrë konfirmim të pavarur për përfshirjen e Ukrainës në një seri sulmesh në Sudan, por se videot në posedim të saj mbajnë vulën e sulmeve me dron në mënyrën që bëjnë ukrainasit.

    Dy lloje të dronëve të disponueshëm të përdorur gjerësisht nga ukrainasit, thuhet se janë përfshirë në të paktën tetë sulme, me tekst në gjuhën ukrainase që shihet në kontrollet e dronit.

    Ekspertët i thanë CNN se ky lloj sulmi me dron direkt në objektiv, është më se i pazakontë në Sudan dhe në Afrikë në përgjithësi.

    Thuhet se sulmet sekrete të Ukrainës në Sudan do të nënkuptonin një zgjerim dramatik dhe provokues të frontit kundër Kremlinit.

    CNN pretendon se pjesë të pamjeve të sulmit me dron po qarkullojnë në mediat sociale, por pamjet e operacionit tokësor nuk janë publikuar deri më tani.

    Një burim i lartë ushtarak sudanez tha se ai “nuk kishte njohuri për operacionin ukrainas në Sudan” dhe nuk besonte se është e vërtetë.

    Exclusive: Ukraine’s special services ‘likely’ behind strikes on Wagner-backed forces in Sudan, a Ukrainian military source says
    Ukrainian special services were likely behind a series of drone strikes and a ground operation directed against a Wagner-backed militia near #Sudan’s… https://t.co/qfLQBhXg4d pic.twitter.com/CS0MKIIyN8

    — Cannot be Without Memes (@cannot_meme) September 20, 2023

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

    Zelensky nënshkruan ujdi me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali për krime lufte

    Zelensky ndërron uniformën ushtarake me kostum të zi në samitin e NATO-s

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.