Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hajdari: Vetëm më pak se 3 për qind të produkteve mungojnë në rezervën shtetërore

    13/09/2023 21:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se kur ajo erdhi në krye të këtij dikasteri, rezervat shtetërore në vendin tonë ishin të pamjaftueshme, madje sipas saj, rezerva shtetërore kishte vetëm për disa ditë.

    Madje ministrja Hajdari theksoi se në rast të ndonjë krize Kosova nuk ishte e pajisur me rezervën shtetërore të plotë.

    “Kur ne e gjetëm rezervën shtetërore të pa elaboruar, nuk më lejohet të përmendi në sa numër ditësh, por ishte e pamjaftueshme për të kryer funksione në rast të ndonjë krize.  Nuk më lejohet të përmendi numrin e ditëve por më lejohet të ju them që nuk ka mundur ta kryejë funksionin e vet për t’iu gjindur shtetit popullit dhe ekonomisë sonë në rast të çregullimit të tregut. Në vitin 2022 ne kishim krizën pikërisht në shkurt me fillimin e luftës në Ukrainë kishim krizën e mbylljes së kufijve, ndaljes së eksportit të mallrave esenciale dhe shteti i Kosovës nuk ishte i pajisur me rezervën shtetërore të plotë për të funksionuar në rast të ndonjë çregullimi”, tha Hajdari në Tëvë1.

    Kurse sa i përket çështjes së përfolur në media për keqpërdorimet me rezervat shtetërore, Hajdari tha se ishte një propagandë kundër vet personalitetit të saj dhe në anën tjetër edhe kundër qeverisjes Kurti.

    “Ishte një propagandë kundër personalitetit tim, kundër qeverisjes Kurti ishte poashtu një rrezik i madh duke denigruar dhe komprometuar më shumë këto informacionet që janë të ndjeshme për rezervën shtetërore, por të iu them sigurt dhe saktë që ne kemi rritur rezervën shtetërore me buxhetin e vitit 2022 në 30 fish më shumë. Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Industrisë kur e rriti buxhetin ne siguruam qytetarët tanë për 30 fish më shumë për në ditët e vështira  dhe nuk ishte një kontratë, por ishin shumë kontrata për blerjen e mallrave esenciale ose bazike të nevojshme për jetën e qytetaritndër to ishin pra produktet për ushqim ku kishim operatorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Dhe 99.5 për qind është një nga kontratat që ka pasur një mungesë të sasisë, pra 0.5 për qind në një nga kontratat, por të gjitha kontratat tjera të produktit në fjalë kanë ardhur në Kosovë, pra kemi kontrata nga vendet mike”, tha ajo.

    Teksa shtoi se nga të gjitha blerjet në konkluzion për vitin 2022, vetëm më pak se 3 për qind të produkteve mungojnë në rezervën shtetërore.

    “Departamenti i Rezervës Shtetërore është munduar të bëjë zgjidhjen për ardhjen e mallit, e di që kanë pasur diskutimet për marrëveshjen në mënyrën miqësore, por nuk ka pasur zgjidhje ajo dhe tani duhet të veprojë Gjykata. Gjykata është ajo që do të vendosë se si do të zgjidhet kjo çështje për një kontratë në fjalë. Pastaj janë edhe kontratat e tjera të cilat janë realizuar 100 për qind, pra nga të gjitha blerjet në konkluzion për vitin 2022 janë krejtësisht më pak se 3 përqind të mungesës të blerjeve në Republikën tonë”, tha Hajdari

    Artikuj të ngjashëm

    Hajdari: Nuk ka politika fiskale në Ballkanin Perëndimor më të mira se në Kosovë

    Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

    Ministrja Hajdari mban sot konferencë për media

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.