Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasada Gjermane: 14 shtatori mundësi për t’u larguar nga menaxhimi i krizave

    13/09/2023 17:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të enjten e 14 shtatorit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të rikthehen pas disa muajsh në tavolinën e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Pritjet ndërkombëtare për progres janë të mëdha.

    Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë thënë se Berlini zyrtar vlerëson faktin që më 14 shtator do të mbahet takim i nivelit të lartë dhe kanë shprehur mbështetjen gjermane për procesin që e ndërmjetëson Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell dhe emisari Miroslav Lajcak.

    Nga Ambasada e Gjermanisë kanë potencuar se është urgjente që Kosova dhe Serbia të angazhohen dhe përkushtohen plotësisht për de-eskalim dhe për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit.

     “Është urgjente që të dyja palët të angazhohen plotësisht dhe të përkushtohen për de-përshkallëzimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, kanë potencuar nga Ambasada e Gjermanisë.

    Këtë takim që do të mbahet në Bruksel, Gjermania e sheh si një mundësi të mirë për të lënë anash menaxhimin e krizave dhe për t’u rikthyer tek një proces kredibil dhe konstruktiv.

    “Takimi ofron një mundësi të mirë për t’u larguar nga modeli i menaxhimit të krizave dhe përfundimisht për t’u kthyer në një proces të besueshëm dhe konstruktiv”, përfundon përgjigja.

    Lidhur me këtë takim të nivelit të lartë në Bruksel, për DW ka folur edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se nga ky takim pret kthim në binarët e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.