Mëngjesin e sotëm Prokuroria Speciale në bashkëpunim me EULEX-in, kanë fiiluar bastisjen në shtëpinë e heronjve Bahri e Fahri Faziu, raporton GazetaDemos.
Në një pronocim për media, nipi i dy heronjve, Fahri Fazliu, ka thënë se bastisja është duke u kryer nga Prokuroria speciale në bashkëpunim me EULEX, dhe se nuk ka informacione se çfarë po ndodhte brenda banesës ku banon Fadil Fazliu, vëllai i dy heronjve.
“Banesa e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu, sipas lajmit të Artan Çerkinit nga Prokuroria Speciale me EULEX-in së bashku”,ka thënë Fazliu.
Më pas avokati Artan Qerkini, para mediave ka deklaruar se bastisja ka përfunduar duke e quajtur atë të kotë sespse dokumentet që janë konfiskuar në banesë kanë qenë dokumente publike dhe se bastisja nuk ka qenë e nevojshme fare.
Nga pamjet e siguruara nga gazetarët e Gazetës Demos shihen vetuart e EULEX-it dhe hetuesit teksa dalin me disa dokumentacione pas përfundimit të bastisjes.
Ndërkohë Fadil Fazliu pas përfundimit të bastisjes i pyetur se a ka ndodhur bastisja shkaku se banesa ishte shtab i UÇK-së, ai tha se nuk e beson dhe se nuk dyshon për një gjë të tillë.
“Nuk e besoj, s’kemi dyshime, deri kur u kry lufta edhe tani është banesë e shoqërisë tonë”, ka deklaruar Fadil Fazliu. Fazliu ka treguar po ashtu se sjellja e pjesëtarëve që realizuan bastisjen ka qenë korrekte dhe se nuk e kanë pyetur për asgjë.
“Nuk thanë asgjë, mirësjrellja ishte korrekte, të gjitha i kanë palu në vend, për asnjë temë nuk na kanë pyetur asgjë”, përfundoi ai. /GazetaDemos/