Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Ndërkombëtarët i merrnin gjërat në duart e veta” – Ademaj rrëfen sfidat që përballoi gjenerata e parë e Policisë

    06/09/2023 19:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-polici me numrin 001, Xhemajl Ademaj, ka rrëfyer sfidat e vështira të periudhës së vitit 1999, kur sipas tij, ndërkombëtarët në atë kohë i morën gjërat në dorë, duke mos i lënë të përfshiheshin shumë, sidomos në raste të rënda.

    Ish-polici Xhemajl Ademaj, i cili u bë pjesë e gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës në vitet ’99, ka ndarë një rrëfim të ndjeshëm për kohën kur filluan të formoheshin strukturat e Policisë në Kosovë.

    Me një karrierë të gjatë dhe përvojë të pasur, Ademaj përcjell emocionin dhe sfidat e kësaj periudhe.

    “Është një emocion i veçantë kur i takon gjeneratës së parë, kemi qenë 176 policë e sipas emrit dhe mbiemrit më ka ra numri një. Është një nder dhe kënaqësi që kemi hyrë në këtë Polici me qëllimin më të mirë që ta krijojmë një institucion kredibil dhe profesional, me çka mendoj që edhe është arritur deri më tani dhe po shohim profesionalizimin ndër vite i Policisë së Kosovës,” ka thënë Ademaj.

    Ai theksoi sfidat e para që kishin përballë, duke përfshirë mungesën e armëve dhe rezistencën ndaj kufizimeve të Rezolutës 1244.

    “Me shumë kundërshtime, me shumë protesta e konflikte me ndërkombëtarët, nuk kemi pasur as armë derisa arritëm te i sigurojmë tri gjenerata e parë revolet glock prej Austrisë,” ka shtuar ai.

    Për sa i përket asaj se si u bë pjesë e gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës, Ademaj shpjegoi: “Unë për vete personalisht në atë kohë kam qenë në grupin e bisedimeve me Frederick Senik, komisionerin e parë të Policisë nga Danimarka, Rexhep Selimin, Nuredin Ibishin, Enver Ruqin edhe unë kemi qenë ekip bisedimi për kyçje të një pjesë të Policisë Ushtarake dhe të UÇK-së.”

    “Ka qenë shumë me rëndësi, një njeri veteranë amerikan pas bisedimeve kur filluan me u zgjedh njerëzit thash më falni se jam doktor shkence dhe nuk jam i interesuar të vazhdoj më tutje, vjen dhe troket në derë dhe me thotë se ti duhesh me ardh ka nevojë që pas gjitha këtyre sakrificave që ka përjetuar ky popull, është interesant me kanë një doktor shkence në polici. Unë kam kryer shkencat kriminale”, është shprehur tutje ai për emisionin FIVE.

    Ai gjithashtu ndau një moment interesant kur u pranua në policinë e Kosovës: “Kam kryer shkencat kriminale. Edhe pranova, është në thënie ‘kur dikush një ditë është polic, tërë jetën mbetet polic’, edhe unë mbeta ashtu.”

    Për sa i përket sfidave të vitit ’99, kur Kosova ishte nën tensione të mëdha dhe kishte vrasje të shumta, Ademaj ka shtuar: “Ka qenë sfiduese, ndërkombëtaret i merrnin gjerat në duart e veta dhe punojshin vet, neve nuk na kanë lënë të involvohemi shumë, sidomos tek rastet dhe krimet e rënda.”

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës

    Vuçiq bën propagandë, i reagon Policia e Kosovës

    Laboratori i drogës në Prishtinë, gjykata i lë në paraburgim dy persona

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.