Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar deputetët e pozitës duke thënë se pasi i lanë fëmijët pa libr, ata bojkotuan seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, përcjell GazetaDemos.
“Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend”,tha ajo.
Postimi i plotë i saj:
Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve në lidhje me këtë temë. Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend! /GazetaDemos/