FC Drenica përmes një njoftimi bëri të ditur se e e ka shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit Sunaj Keçin, përcjell GazetaDemos.
Sipas klubit shkak për këtë vendim janë rezultatet e dobëta në tri ndeshjet e para.
Drenica ka marrë 1 pikë në tre ndeshjet e para, gjë që ka shtyer kryesinë e klubit të veproj.
Njoftimi i plotë i KF.Drenica:
Klubi ndan rruget me trajnerin Sunaj Keçi
Skenderaj – 04 Shtator 2023
Pas rezultateve te dobëta në tri (3) ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll Bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për nderprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi.
Ne e falendërojmë trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe i deshirojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim.
Klubi do të angazhohet me gjithë potencialin dhe mundësitë që ka për të bërë zgjedhjet e duhura për t’iu kthyer rezultateve pozitive.
Ne nuk dorëzohemi!
Vazhdojmë…! 💪🔴🔴⚫️⚫️