Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Fisnik Asllani kalon në huazim nga Hoffenhaim te Austria e Vjenës

    31/08/2023 18:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Austria e Vjenës ka huazuar sulmuesin kosovar Fisnik Asllani nga TSG Hoffenheim.

    Të dy klubet kanë rënë dakord që 21-vjeçari të qëndrojë në Vjenë deri në fund të sezonit 2023/24.

    “Ne jemi të kënaqur që Fisniku i bashkohet rrugës tonë dhe ideve tona për futbollin. Këtu ai ka mundësinë të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij ende të re dhe ne jemi shumë të lumtur t’i ofrojmë atij këtë platformë,” ka thënë drejtori sportiv i klubit Manuel Ortlechner.

    Asllani e filloi karrierën e tij futbollistike në Berlin te BFC Dynamo dhe kaloi në skuadrën e të rinjve të Union Berlin në vitin 2016.

    Në 2018/19 ai shënoi 23 gola në 23 ndeshje në Bundesligën U17, ndërsa një sezon më vonë kishte 15 gola në 16 ndeshje në kampionatin U19.

    Kalimi te Hoffenheim pasoi në verën e vitit 2020, ku Asllani fillimisht luajti për ekipin e dytë. Asllani ka shënuar 17 gola në 53 ndeshje në Regionalliga Sudwest. Ai ka nëntë paraqitje për grupmoshat e Gjermanisë  dhe 4 gola. Debutimin e tij në Bundesligë në nëntor 2021 dhe ka bërë dhjetë paraqitje deri më sot.

    Fisnik Asllani është shprehur i lumtur për kalimin e tij tek klubi i njohur austriak.

    “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të stërvitem me skuadrën për herë të parë dhe të luaj para tifozëve të dielën, kam dëgjuar vetëm gjëra të mira. Për mua kanë rëndësi arritjet e  ekipit, të kem sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të ndihmojë klubin me gola”, ka thënë sulmuesi,

    Artikuj të ngjashëm

    Austria mbyll kujfitë me Sllovakinë dhe Hungarinë

    Ministri i Jashtëm austriak: Nuk duhet ta humbasim Ballkanin

    E djathta ekstreme në Austri drejt një fitoreje të paprecedentë në zgjedhjet e përgjithshme, thonë parashikimet

    Të Fundit

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.