Ish-deputeti i AAK-së, Shumbin Demaliaj ka sulmuar bashkëpartiakun e tij, kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Demaliaj me anë të një postimi u shpreh se Ramosaj po mashtron kur po thotë se këshilli i degës së kësaj partie në Deçan ia ka dhënë besimin për të marr edhe një mandat si kryetar dege.
Ai tutje kërkon nga Ramosaj që të publikojë listën e anëtarëve të këshillit të përgjithshëm.
Reagimi i tij i plotë:
Hallakama në Deçan.!!
Mbrëmë në ora 20:30 Emisioni i quajtur Hallakamë nga TV Klan Kosova kishte mbërritur në Deçan dhe i intervistuari i emisionit ishte kryetari aktual i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.!!
Njëra nga pyetjet e gazetares së këtij emisioni ishte edhe pyetja për nominimin e tij për kryetar në zgjedhjet 2025.!!
Kryetari u përgjegj me Po.!!
Këshilli i përgjithshëm i Degës së partisë ma ka dhënë këtë përkrahje.!!
Kryetari po mashtron publikun me këtë veprim.!!
Unë dua ta pyes kryetarin vetëm me dy pytje.!!
1.Pse nuk e nxjerr publikisht listen e anëtarëve të këshillit të përgjithshëm ???
2. Sa nga votuesit që votuan në këtë mbledhje janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Degës së AAK-së duke përfshirë këtu edhe dy vëllëzërit tuaj që votuan në këtë proces.!!
Nuk po e zgjas shumë me këtë marrëzi por nuk do të ndalem kurrë në mbrojtjen e ligjshmërisë në Parti dhe jashtë saj.!!
Mashtrimi dhe kundërligjshmëria nuk do të mbizotërojnë kurrë tek unë dhe nuk do të kalojnë në heshtje.!!
P.S. Në foto më poshtë janë votuesit e këtij takimi dhe që shumica prej tyre nuk kanë asnji pozitë në AAK përpos që janë anëtarë të thjeshtë.!!
Aty janë edhe vëllëzërit e kryetarit duke votuar.!!
Valdrin Ramosaj & Gent Ramosaj.!!