Ylli i njohur i muzikës, Adele, ka pranuar së fundi se është gati për t’u bërë nënë sërish.
Këtë e zbuloi gjatë paraqitjes së saj në Weekends with Adele gjatë një diskutimi me fansat.
Ajo pohoi madje se një gjë e tillë mund të ndodhë ‘’së shpejti’’.
Për këtë ajo e emocionuar konfirmoi që tashmë ka gati edhe një listë emrash.
“Unë me të vërtetë dua të bëhem përsëri nënë së shpejti”, citohet të ketë thënë ajo.
Duke ndarë metodën e saj për gjetjen e emrave të mundshëm të foshnjave, Adele shtoi: “Unë në fakt kam shkruar lista. Kështu që sa herë shoh një emër që më pëlqen, e shkruaj në telefon.’