Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Ministri shqiptar: Mund të ketë përmbytje lokale, të qëndrojmë në alert për çdo emergjencë

    29/08/2023 12:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot në një informim publik për situatën e zjarreve dhe reshjeve në vend se, kanë filluar shenjat e para të trokitjes së sezonit të reshjeve.

    “Kemi pasur reshje në veri. Mund të ketë situata lokale dhe në orët që vazhdojnë, ndonjë dalje nga shtrati i ndonjë përroi, apo një përmbytje lokale, të cilat sado të vogla dhe të lokalizuara që mund të jenë, mund të shkaktojnë rreziqe dhe deri në humbje të jetës së njerëzve nëse nuk tregojmë kujdes”, tha Peleshi.

    Ministri u bëri thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm, të bashkëpunojnë përmes sinjalizimit të hershëm, për çdo situatë emergjence që pikasin.

    Ai u bëri thirrje edhe bashkive, të cilat theksoi ai, “janë përgjegjëset kryesore për të përballuar emergjencat”.

    “Prefektët, dua t’i veçoj në punën e jashtëzakonshme që kanë bërë, sidomos në disa qarqe të vendit, pa koordinimin e të cilëve nuk është e thjeshtë të grumbullohen në një kohë të shpejtë forcat e nevojshme për të përballuar emergjencat”, tha Peleshi.

    “Duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në alert, pavarësisht se temperaturat, duke filluar nga këto ditë do të ulen, por mund të ketë një rritje tjetër, mund të ketë përsëri emergjenca, mund të shfaqen emergjencat nga reshjet lokale, kështu që do të na duhet ta mbajmë tempin”, u shpreh ai.

    Ministri Peleshi falënderoi edhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako për punën e kryer, shkruan A2CNN.

    Peleshi nënvizoi se, “ky vit është i veçantë, për faktin se numri i vatrave ka qenë i madh dhe impakti i vogël. Çka tregon që mekanizmi, që po ndërtojmë nën koordinimin shumë të mirë, dhe dua ta falënderoj posaçërisht drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, sepse nuk ka shumë vite që është ndërtuar si strukturë, por nga viti në vit kemi përmirësime. Indikatorët janë numri i zjarreve dhe dëmet që ato shkaktojnë, që vjen gjithnjë e në ulje. Po funksionon gjithnjë e më  mirë mekanizmi dhe për këtë dua ta falënderoj dhe ta inkurajoj personalisht që të vazhdojë punën për të ndërtuar një sistem edhe më të mirë, edhe më të përsosur të mbrojtjes civile, sidomos në muajt në vazhdim kur do të kemi edhe aktivizimin e mbështetjes së madhe prej 30 milionë euro nga financimi italian me mjete dhe pajisje dhe gjithë sistemit të mbrojtjes civile kryesisht në nivelin e bashkive, por jo vetëm”.

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje nga përmbytjet në Beograd: Vërshimet bëjnë “ujëvarë” në kryeqytetin serb, veturat notojnë

    Vërshimet shkaktuan dëme te shumë familje

    Shqipëria do të rijetësojë së shpejti industrinë e vjetër ushtarake

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.