Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Barcoleta e “errët” e Rames: Putini e thirri familjen Prigozhin për ngushëllime pa u ngritur aeroplani

    28/08/2023 17:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë diskutimit me liderët e Ballkanit në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni e tregoi një barcoletë me presidentin rus, Vladimir Putin që po qarkullon në rrjetet sociale këto ditë.

    Rama tha se do ta tregonte këtë barcoletë me vdekjen tragjike të kreut të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, megjithëse paralajmëroi se “tingëllon shumë gjë e errët”.

     “E di që tingëllon shumë gjë e errët, por pas kësaj stories së aeroplanit rus, të gjithë jemi konfuzë. Tani nu ke di nëse keni dëgjuar, Rusia që negocion për ta unifikuar orën, ato zonat kohore, se kanë 9 orë dallim.. dhe kryeministri shkon te Putini dhe i thotë ‘e kam këtë problem: e dërgoj familjen time për pushime, i thërras t’iu them natën e mirë dhe ata më thonë mirëmëngjes. E thërras Olaf Szholzin për ta uruar për përvjetor, ata më thonë që është nesër. E thërras Xi Jinpingun për vitin e ri, ai më thotë është ende viti i vjetër’. Putini thotë ‘e pata të njëjtin problem: e thirra familjen Prigozhin për t’i shprehur ngushëllime, por ata më thanë që aeroplani nuk është ngritur ende në ajër’”, tha ai , raporton Gazeta Express.

    Kreu i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin, i cili u bë rival i presidentit rus, Vladimir Putin pas rebelimit të para dy muajve, vdiq të mërkurën pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte u rrëzua dhe asnjë anëtar në bord nuk arriti të mbijetonte.

    Artikuj të ngjashëm

    Edi Rama feston ditëlindjen e 61-të

    “I kam thënë jo Borisit, jo Rishit”, Rama kritikon Britaninë në The Guardian: Po kërkon ku të hedhë emigrantët

    Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.