Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Në Durrës rezervime dhe në shtator: Plazhet dhe zonat historike, plot

    27/08/2023 09:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe pse muaji gusht është drejt fundit, plazhet janë plot dhe flukset turistike vijojnë të jenë të larta. Turistët i gëzohen më së shumti turizmit social, mikpritjes shqiptare, madje dhe diellit.

    “Është hera ime e parë dhe qëndrimi im këtu është i mrekullueshëm dhe njerëzit shumë mikpritës. Në Durrës ka dhe diell, kurse në Gjermani kemi mot të keq. Hotelet kane kushte të mira, njerëzit të ndihmojnë. Dëgjova në një radio gjermane që Shqipëria është një parajsë e fshehur dhe thashë të vija për pushime. Po e shijoj shumë.”– tha turisti gjerman.

    “Kemi rreth një javë këtu, që nga e shtuna. Është bukur këtu në Golem. Më pëlqen shumë. Është hera e parë në Shqipëri dhe dua të kthehem. Kam ardhur me miket e mia nga Maroku. Një shoqe shqiptare më ka folur gjithnjë mirë për Shqipërinë dhe ja ku jemi. Vërtet bukur.”– u shpreh vajza nga Maroku.

    Sipas operatorëve turistikë në Durrës, prenotimet në hotelet përgjatë bregdetit të Adriatikut janë të mira edhe për javët në vazhdim, ndërsa flukset nuk ishin një e papritur për ta pasi që nga viti 2019 e në vazhdim, përjashtuar periudhën e pandemisë, Durrësi dhe i gjithë vendi ka njohur rritje të vazhdueshme të numrit të turistëve. Promovimi i prodhimit vendas, cilësia dhe larmia e produkteve turistike janë pikat e forta të këtij sezoni.

    ‘Turistet e huaj dhe vendas, përveç bukurisë dhe natyrës që ka falur zoti, prodhimet vendase janë ato që i bëjnë turistët për ta parë Shqipërinë me një sy tjetër”- tha Eduart Xhepa, kryetar i shoqatës së turizmit Durrës.

    Dëmet e shkaktuara nga zhvlerësimi i euros për operatorët turistikë, u shoqëruan dhe me rritje të çmimeve, të cilat rënduan më së shumti vendasit dhe pushimet e tyre.

    Për kreun e shoqatës së turizmit në Durrës, ruajtja e standardeve, promovimi i prodhimit vendas, higjena dhe pastërtia janë të rëndësishme në mënyrë që turistët të mbeten të kënaqur dhe të kthehen sërish në vendin tonë.

    “Ne jemi përpjekur që të jemi gjithmonë konkurrues në rajon. Durrësi pastaj është gjë tjetër, është qyteti më i madh turistik në Shqipëri dhe ka kapacitete të mëdha dhe ofron raportin cilësi-çmim më të mirin në vend”– tha Xhepa.

    Artikuj të ngjashëm

    Tragjedi në Durrës: 50-vjeçari vdes në vendin e punës

    Durrës: Trupi i 64-vjeçarit gjendet pa shenja jete në plazh

    Cilat janë efektet e plazhit në tru?

    Të Fundit

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.