Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Totaj: Ministrit Çekut pesë herë i kam shkruar, lëre që nuk pranon takim, po as nuk ma kthen emailin

    26/08/2023 08:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë, duke thënë se nuk ka bashkëpunim adekuat me nivelin lokal. 

    Ai ka theksuar se gjatë dy vjetëve të qeverisjes së tij në Prizren, kanë pasur më shumë prezencë diplomatësh ndërkombëtarë në zyrën e tij sesa ministrave të kryeministrit Albin Kurti. 

    Kështu, Totaj ka marrë dy shembuj të bashkëpunimit dhe mosbashkëpunimit të nivelit qendror me atë lokal.

    Sipas tij, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimi, është shembull i mirë i bashkëpunimit, ndërsa shembull i keq është ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

    “Unë e kam përshtypjeje e huta ka ardhë si pasojë e mos njohjes së materies dhe si pasojë e një qasje jo bashkëpunuese dhe jo bashkëpunuese mes Qeverise qendrore dhe asaj lokale. Po du me qene optimist që në të ardhëm nuk duhet të kemi kësi veprime por duhet të komunikojmë dhe bashkëveprojmë. Qeveria lokale dhe ajo qendrore mund ti ndihmojë njëra tjetrës. Unë jam përafërsisht gati 2 vjet kryetar i Prizrenit, kam një komunikim shumë të mirë me diplomatë ndërkombëtar, të shteteve të QUINT-it ShBA-së etj…, të cilët vijnë ka dy herë në zyre në Prizren, nuk mund të them të njëjtën gjë për ministrat. Po du me marre një shembull pozitiv te zëvendësministri i Infrastrukturës me të cilin kemi një bashkëpunim të mirë dhe është  gatshëm për bashkëpunime…po u jap një shembull të keq ministri i Kulturës që vjen nga Prizreni, pese herë i kam shkuar i kam kërkuar takim për tema që janë me interes për zhvillim e Priernit, lerë që nuk pranon takim po as nuk ma kthen email-in. Mendoj që është nj shembull jo i mire është një qasje jo e mirë”, ka thënë Totaj.

    Gjithashtu, Totaj ka folur edhe për dorëzimin e kërkesës në Gjykatë Kushtetuese për vlerësimin e ligjshmërisë së Ligjit për tatimin në pronë të paluajtshme, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.

    Sipas tij, me këtë vendim do të dëmtohen buxhetet e komunave të Kosovës, respektivisht, buxheti i komunave të vogla./Dukagjini

    Artikuj të ngjashëm

    Çeku: Brenda pesë viteve do të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume

    Ambasadori Hargreaves dhe kryetari Totaj shqyrtojnë idetë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

    Totaj: Qeveria po e instrumentalizon Policinë e Kosovës për aksionet në veri

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.