Teatri Kombëtar i Kosovës shprehu ngushëllime për vdekjen e aktorit nga Deçani, Xhevat Qorraj, përcjell GazetaDemos
Sipas një postimi në “Facebook” Teatri Kombëtar i Kosovës theksoi se do ta kujtojë artistin për talentin e tij të rrallë dhe për rolet e shumta.
“Rolet e tij në teatër dhe film do mbahen mend gjatë dhe do të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e artit për shumë gjenerata”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga Teatri Kombëtar i Kosovës:
NJOFTIM MORTOR
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e njeriut tonë të çmuar, aktorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës e artistit të njohur, Xhevat Qorraj.
Rolet e tij në teatër dhe film do mbahen mend gjatë dhe do të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e artit për shumë gjenerata.
Teatri Kombëtar i Kosovës do ta kujtojë Xhevat Qorrajn për talentin e tij të rrallë, rolet e tij të shumta, kolegialitetin e tij të pashoq dhe kontributin e tij të pafund në kulturën dhe artin tonë kombëtar.
Le të kujtojmë dhe të nderojmë së bashku jetën dhe veprën e mrekullueshme të Xhevat Qorraj.
Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të gjithë komunitetin artistik.
Për detaje të ceremonisë së varrimit do të ju lajmërojmë me kohë!