Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë që vdiq duke e trajtuar dhëmbin, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit

    23/08/2023 16:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka pranuar kallëzimin penal kundër dy të dyshuarve që janë arrestuar nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, ku si pasojë një 35-vjeçare ka ndërruar jetë.

    Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se brenda afatit ligjor, do të ushtrojnë kërkesë për caktimin e masës së paraburigmit ndaj të dyshuarve.

    “Ju njoftojmë se kemi pranuar kallëzimin penal kunder të dyshuarve të njejtit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim policor prej 48 oresh dhe brenda afatit ligjor Prokurori i Shtetit në gjykatën kompetente do të parashtrojë Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Trajtimi i pndërgjegjshëm mjekësor”, konfirmoi Batusha.

    Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se janë arrestuar dy persona (një grua dhe një burrë), pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, meqë rast viktima ka ndërruar jetë.

    Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

    Sipas Policisë, të dyshuarit më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ordinanca ku është trajtuar tani e ndjera, ka vepruar ilegalisht.

    Edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës, ka reaguar pas rastit në Malishevë, ku dyshohet se një grua ka vdekur si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor. Ata u zotuan se pas marrjes së raporteve nga Inspektorati Shëndetësor, do t’i marrin masat e duhura ndaj stomatologut. 

    Artikuj të ngjashëm

    Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur

    I vodhën mijëra euro e franga nga “baba Sheh” në Gjakovë, shtatë vjet burgim për dy hajnat

    Një burrë në Gjakovë thotë se është shantazhuar nga disa persona, policia nis hetimet

    Të Fundit

    IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan 

    Bllokohet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, shkak një zjarr afër tunelit të Stankovecit

    “Pas tij qëndron TikTok-eri Medi Iseni” – Stresi flet për arrestimin e Noizyt

    Xhuli: E kam lexuar Kuranin në gjuhën finlandeze, i kam studiuar të gjitha fetë

    Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.