Artistja e njohur kosovare Dafina Zeqiri para disa ditësh në bashkëpunim me Elgit Dodën publikuan bashkëpunimin “Si mua”, përcjell Gazeta Demos.
Dueti i dyshes u komentua mjaft shumë nga ndjekësit e kjo për shkak të një pjese të njejtë të tekstit me një këngë të rep-artistit Ledri Vula.
E “vulën” tërë komenteve ua vendosi sot reperi Vula, kjo pasi faqja “moneyzmusic”, publikoi një pjesë të projektit të Dafines dhe Elgitit me mbishkrimin se “Cila eshte pjesa e preferuar e kenges “𝚂𝚒 𝙼𝚞𝚊”.
Ndërsa reperi komentoi se “Ti kom dhan krejt”. /GazetaDemos/