Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier ka takuar sot disa nga përfaqësuesit politik serb në Kosovë.
Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishitnë, Hovenier ka thënë se me përfaqësuesit serb ka diskutuar për çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre.
“Pata rastin të pres sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka thënë Hovenier, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.