Pas vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbi tekstet shkollore ka reaguar edhe analisti, Shkelzen Gashi i cili ka thënë se që shumicën e këtyne teksteve mësimore edhe t’i djegim.
Ai tutje ka shkruar se ishte gëzuar siç ka thënë ai kur stafi mësimdhënës i shkollave fillore e të mesme në kosovë u pat futë në grevë sepse sa ma pak kontakt që kanë thmitë me shumicën dërmuese të pjesëtarëve të këtij stafi, qaq ma mirë për thmitë.
“Njësoj gëzohna shumë nëse naj qysh stopohet përdorimi i teksteve aktuale mësimore. bile-bile, mendoj që shumicën e këtyne teksteve mësimore edhe duhet me i djegë. e di që djegja e librave jau kujton adolf hitlerin, ama mirë e ka pasë umbert eco: librat e këqij duhet me i djegë”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.