Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krejt çka dihet për anulimin e tenderit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës 1 deri 5

    22/08/2023 08:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dje ministrja e Arsimit në Kosovë Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në këtë vit shkollor, nxënësit nuk do të kenë tekste shkollore.

    Ajo e kishte anuluar më 9 gusht tenderin për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e pestë, për vitin e ri shkollor që nis më 1 shtator, nën arsyetimin se “librat janë shtrenjtë”.

    Procedura e prokurimit publik “Blerja e teksteve shkollore për vitin shkollor 2023-2024  për klasën e parë deri në klasën e pestë (1-5), tekstet për nxënësit e diasporës për  nivelin I,II dhe e III dhe tekstet e për gjuhën gjermane për klasat (6 dhe 8)”, ishte anuluar para 12 ditësh.

    Ndërsa, njoftimi për këtë vendim qe publikuar më 15 gusht. Sipas MAShTI-t, arsyeja që çoi në anulimin e tenderit që peshonte mbi katër milionë euro, ishte se shtëpitë botuese kanë tejkaluar vlerën e parashikuar për këtë procedurë të prokurimit.

    Madje, në vendimin e ministrisë së Arsimit thuhet se “edhe përkundër negociatave qe janë zhvilluar me Shtëpitë Botuese, çmimet janë më të larta se shuma e parashikuar për këtë procedurë të prokurimit”.

    Ministria e Arsimit kishte parashikuar që t’i ndajë 4,316,885.00 € për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e shkollës fillore, për vitin 2023-2024.

    Por pas negociatave me shtëpisë botuese, thuhet se vlera ka arritur në 4,830,069.62 €

    Në këtë tender kishin aplikuar shtëpitë botuese: “Libri Shkollor”, “Botim Pegi SH.P.K.”, “N.G.B.L. “Berati””, “Magjia e Librit SH.P.K.”, “Dukagjini SH.P.K” dhe “Albas SH.P.K.”.

    Prandaj, tenderi në fjalë është anuluar dhe për këtë, Arbërie Nagavci njoftoi të hënën se janë duke e shqyrtuar mundësinë që paratë për blerjen e librave për vitin e ri shkollor t’ua transferojë drejtpërdrejt prindërve përmes platformës e-Kosova

    Ministrja e Arsimit u shpreh para gazetarëve se për këtë çështje pritet të vendoset brenda këtyre ditëve, ndërsa theksoi se deri tek shqyrtimi i një opsioni të tillë kanë ardhur me qëllim rritjen e transparencës së parasë publike.

    “Sivjet po shqyrtojmë mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore, sipas obligimit ligjor të Ministrisë së Arsimit, të bëhet në llogari të prindërve dhe të njëjtit t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre. Shumë shpejt, brenda dy a tri ditëve do të vendoset për këtë”, deklaroi Nagavci.

    Nga ana tjetër, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi e ka cilësuar të papërballueshme situatën për blerjen e librave shkollorë për nxënësit nga ministria e Arsimit.

    Sipas tij, çmimet e ofruara nga shtëpitë botuese kanë qenë tejet të larta.

    “Kemi raste kur një libër kalon shifrën 25 euro. Apo kur libri “shoqëria e punës” bashkë me fletoren e punës e klasës së tretë kap shifrën 27 euro. Kjo situatë është e papërballueshme”, shtoi ai.

    Ndaj mundësisë që prindërit t’i blejnë vetë librat e më pas të rimbursohen nga shteti, ka pasur kritika të ashpra.

    Deputetë opozitarë e anëtarë nga shoqëria civile kanë fajësuar ministren Nagavci për dështimin e furnizimit me libra shkollorë për nxënësit kosovarë.

    Të njëjtit e kanë akuzuar të parën e MAShTI-t për “vjedhje” të teksteve shkollore. Viti i ri shkollor në Kosovë do të fillojë më 1 shtator.

    Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci dje ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për fillimin e vitit të ri shkollorë dhe shpërndarjen e teksteve mësimore.

    Ministrja tha se nuk do të ketë tekste shkollore për nxënësit e për këtë ajo fajësoi shtëpitë botuese se i kanë fryrë çmimet e librave.

    Ministrja akuzoi veçanërisht shtëpinë botuese “Luarasi” për të cilën tha se e ka denoncuar në organet kompetente.

    “Lidhje me një shtëpi botuese e cila e ka rrit çmimin bëhet fjalë pikërisht për shtëpinë botuese “Luarasi” Unë personalisht kam pranu paralajmërim për kallëzim penal ndonëse as nuk njihet një formë e tillë e paralajmërimit e as nuk ka bazë për një gjë të tillë. Kemi marrë shkresë zyrtare të protokolluar ku mua më kanë paralajmëru për kallëzim penal për raste të cilat duhet të shqyrtohen në procedurë administrative dhe për të cilat ne në asnjë mënyrë nuk kemi pasur ndikim as unë si ministre e as kolegët e mijë. Ajo ka qenë edhe publike, është publikuar edhe nga disa media që Shtëpia Botuese “Luarasi” ka bërë paralajmërim për kallëzim penal e pastaj edhe kallëzim penal, ndonëse nuk ka asnjë bazë të vetme”, tha ajo.

    Pretendimet e ministres i ka mohuar Shukri Klinaku pronari i shtëpisë botuese “Luarasi”. Ai ka thënë se nuk ka marrë pjesë as në tenderin e negociuar.

    “Asnjë çmim nuk e kam prezantu, mos u habitni prej ministres se ajo nuk ja qëllon kurr edhe e shkel ligjin ka të sillet, për çdo veprim e shkel ligjin ajo flet krejt çka nuk është”, ka theksuar Klinaku për Insajderin.

    Sipas Klinakut shtëpia botuese “Luarasi”, në këtë kohë nuk ka pranuar ndonjë kallëzim penal.

    Sipas tij, kallëzimi penal që ka përmendur ministrja mund të jetë për vitin e kaluar.

    “Ajo që eventualisht paska thanë, nëse është e vërtetë se më kanë kallëzuar, atëherë ajo është për vitin e kaluar. Por, edhe po të ketë kallëzim penal, është qesharak, sepse MASHTI e ka nënshkruar kontratën, minstrja i ka ble me atë çmim. Cili është faji im? Që kam ofruar çmim? Kallëzimi eventual që e ka përmend ministrja (them eventual, sepse mund të mos ketë, sepse sikurse thashë do të ishte qesharak), ka ardhë si reaksion i kallëzimit penal që ia kam bërë unë”.

    Pronari i shtëpisë botuese ka treguar se ka bërë kallëzim penal ndaj ministres Nagavci, sekretares së saj dhe këshilltarit të saj për 10 vepra penale.

    Ku tetë prej tyre janë proceduar, kurse me dy do të plotësohet.

    Mes tjerash Klinaku ka thënë se është duke e pritur Prokurorinë Speciale për vendimin që do të merret rreth këtij kallëzimi penal ndaj ministres Nagavci dhe dy zyrtarëve të saj.

    Ndërsa për vitin e kaluar Klinaku tha se ua ka dhënë çmimin dhe ata e kanë nënshkruar vet.

    “Vjet unë i kam dhanë çmimin ata e kanë nënshkruar un i kom marrë paret edhe ditën e mirë, kush është fajtori këtu a mundet me denoncu dikon për kta nuk mundet vet e ka qit nënshkrimin, un asnjë mjet nuk e kom me detyru ata”, është shprehur ai.

    Sa i përket tenderit për këtë vit, Klinaku tha për Insajderin se nuk ka mundur të marrë pjesë pasi ka qenë i përndjekur.

    “Sivjet kam qenë i përndjekur madje as nuk ma kanë qit emrin aty nuk mi kanë qit librat aty do të thotë se as rast nuk kom pas me rrit çmimin vetëm një liber tek ma kanë qit u duft tri me mi qit ose katër veq njo ma kanë qit edhe në atë kohë nuk kam dhanë çmime”, ka thënë Klinaku.

    Sipas Klinakut më 9 gusht 2023 është anuluar tenderi dhe Shtëpia Botuese “Luarasi” nuk ka dhanë çmim në asnjë nga pozicionet.

    Edhe shtëpia botuese “Dukagjini” thotë se Ministrisë së Arsimit këtë vit ia ka bërë ofertën më të lirë se vitin e kaluar, për furnizimin me libra shkollorë për nxënësit e shkollave fillore.

    Ky reagim doli pas njoftimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, se këtë vit, për herë të parë pas shumë vitesh, nuk do t’u sigurohen librat nxënësve që nisin mësimin në fillim të shtatorit. Sipas ministres, prindërit duhet t’i blejnë vetë librat e fëmijëve, por Qeveria do t’i rimbursojë ata.

    Nga Ministra e Arsimit kanë thënë sot se çmimet e ofertuara nga shtëpitë botuese janë të “papërballueshme” për buxhetin e ndarë. Mirëpo, këtë  e mohon një nga shtëpitë botuese, e cila thotë se çmimet sivjet kanë qenë më të lira se vitin e kaluar.

    Njoftim:

    Kemi ofertuar më lirë se vitin e kaluar.

    Shtëpia botuese “Dukagjini” është duke përcjellë me vëmendje diskutimin që është duke u bërë në raport me librat për filloristët.

    Shtëpia jonë botuese, për hir të transparencës, dëshiron ta njoftojë opinionin publik se në ofertimin që kemi bërë në Ministri, pavarësisht inflacionit dhe rritjes globale të çmimeve, ne kemi ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022.

    Megjithkëtë, shtëpia botuese “Dukagjini” do ta bëjë maksimumin që t`i përmbushë obligimet që dalin nga legjislacioni në fuqi.

    Për shtëpinë tonë botuese, pajisja e fëmijëve me libra është prioritet mbi prioritetet.

    Artikuj të ngjashëm

    Pozita bojkoton Komisionin hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore 

    Mungon opozita, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore

    ETEA: Mbi 70 % e nxënësve nuk kanë arritur të sigurojnë të gjitha tekstet shkollore

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.