Tre persona janë therur me thikë rreth orës 03:35 pas mesnatës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshje në një restorant në fshatin Xërxë të Rahovecit.
Me ç’rast janë arrestuar edhe pesë persona.
Kështu tha për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Sot rreth orës 03:35 tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë), pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një restorant në fshatin Xerxë. Të lënduarit janë jasht rrezikut për jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor” tha Elezaj për DEMOS-in.