Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Andi Pajaziti nuk do ta ‘shijojë’ qelinë edhe së paku një javë, pritet t’i nënshtohet një intervenimi tjetër

    08/08/2023 16:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi të premten në Bon Vivant, Andi Pajaziti, akoma nuk është dërguar në qendrën e paraburgimit, përkundër që kjo masë është caktuar, pasi i njëjti po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë.

    Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, ka zbuluar se Andi Pajaziti i njohur si “Italiani” vazhdon të jetë i shtruar në QKUK.

    Ai ka thënë se gjendja e tij është stabile.

    “Gjendjen e ka stabile, dorën e ka të lënduar edhe disa lendime në kokë. Por, në fund të javës, ose në fillim të saj pritet t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje tjetër”, ka thënë Jashanica për Sinjalin.

    “Ndërhyrja e dytë do të ndodhë pas asaj të parës që e ka pasur menjëherë pasi është pranuar në spital”.

    Andi “Italiani” është plagosur të premtën në rastin që ndodhi në Bon Vivant, si pasojë e të cilit një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.

    Pajaziti është një nga të dyshuarit dhe të njëjtit, të dielën i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Ai po dyshohet për vrasjen e Kastriot Ramadanit, me të cilin fillimisht ishin përfshirë në një përleshje fizike, bashkë edhe me të dyshuarit e tjerë, Hisni Gecaj, Gëzim Zakuti dhe i arratisuri, Dukagjin Nikollaj, i cili gjendet në arrati.

    Ndryshe, në seancën dëgjimore që është mbajtur ndaj tyre, Pajaziti ka thënë se nuk është në gjendje të deklarohet, përveç që e ka mbështetur deklaratën e mbrojtësit të tij.

    Ndërsa avokati i tij, Fanol Krasniqi ka thënë se Pajaziti ka vepruar në vetëmbrojtje për ta zmbrapsur sulmin, pasi fillimisht ishte sulmuar nga i ndjeri.

    “Vepra e kryer pa dëshirën time nuk është vepër e mija, pikërisht kjo thënie ka të bëjë me të mbrojturin tim i cili është gjetur në një situatë vdis ose mbroje veten. Se është gjendur Andi në këtë situatë flet përshkrimi faktik i kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit dhe flasin edhe raportet mjekësore që tani më gjendet në repartin ku është mjekuar. Kualifikimi në këtë fazë ia ka rënduar pozitën të pandehurit mbi bazën se tani më keni një viktimë por ajo viktimë është pa dashjen e tani të pandehurit Andi.

    Se sulmi ka ndodhur në vazhdimësi dhe pa ndërprerë nga ana e sulmuesit flet kërkesa për caktimin e paraburgimit. I vetmi veprim i Andit ka qenë që ta zmbraps sulmin i cili ka qenë i vërtetë, i kundërligjshëm në drejtim të tij. Pra Andi me një veprim ka zmbrapsur sulmin dhe është munduar të gjejë rrugën dhe të ikë nga vendi ku ka ndodhur kjo ngjarje tragjike”, ka deklaruar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

    Tragjike në Itali: Vajza 9 vjeçare nga Maqedonia e Veriut humb jetën në lumë

    Amir Rrahmani dhe Napoli shpallen KAMPIONË të Italisë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.