Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Meterologu kosovar:  Korriku ka regjistruar temperaturat më të nxehta në 120 mijë vitet e fundit

    07/08/2023 19:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

     Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë se muaji korrik ka regjistruar temperaturat më të nxehta në 120 mijë vitet e kaluara.

    Aliu, ka treguar edhe shkaqet që kanë çuar deri te kjo, që sipas tij, është ngrohja globale.

    “Efekti meteorologjik, janë ngritjet e temperaturave, ngrohja globale është ai fenomen që e ka përfshirë jo vetëm Evropën, por gjithë botën. Ky proces është i pandalshëm, muaji korrik ka regjistruar me muajin qershor rreth 14 ditë me temperatura mbi 30 gradë, dhe llogaritet që është korriku më i nxehtë prej kur kanë filluar matjet, prej 1854”, u shpreh Aliu.

    “Në bazë të analizave që kanë bërë ekspertët në polin e veriut, masat që kanë vënë në akullnaja, kanë vërtetuar që është korriku më i nxehtë në 120 mijë vitet e kaluara”.

    Ai bëri thirrje që mos të ndotet mjedisi, teksa shtoi se mund të ketë ende ngritje të temperaturave.

    “Duhet të kemi kujdes që t’i respektojmë ligjet që mund t’i respektojmë, ta ruajmë mjedisin, me atë mendje që kemi, dhe të mos hedhim mbetje organike askund”, shkruan KlanKosova.

    “Ngrohja globale do të jetë vazhdimësisë, fenomenet që po i përcjellim nuk ka ulje por ka ngritje, por ma shumë se që po parashikojnë”.

    Të Fundit

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.