Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi këtë të hënë përmes një cicërime në Twitter kërkoi nga Serbia që të zbatojë marrëveshjen për energji, përcjell Gazeta Demos
Bislimi tha se një gjë e tillë është urgjente dhe se mospagesa e energjisë nxit veprimtari kriminale.
“Implementimi i udhërrëfyesit për Marrëveshjen për energjinë është një çështje urgjente. Mospagesa nxit veprimtaritë kriminale në kosto të taksapaguesve dhe mjedisit”. tha ai.
Më tej ai shtoi se Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet.
Postimi i plotë i tij:
Implementimi i udhërrëfyesit për Marrëveshjen për energjinë është një çështje urgjente. Mospagesa nxit veprimtaritë kriminale në kosto të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër /GazetaDemos