Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Tre të vdekur nga moti i lig në Slloveni

    04/08/2023 20:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shifrat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet goditën Slloveninë të premten, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe duke detyruar qytetarët të evakuohen.

    Si pasojë e motit të lig ka edhe dëme materiale në rrugë dhe ura.

    Agjencia e Mjedisit të Sllovenisë, ARSO, rriti alarmin në nivelin më të lartë pas shirave të rrëmbyeshme që kanë goditur më së keqi pjesë veriore, veriperëndimore dhe qendrore të shtetit.

    Shirat kanë vazhduar edhe të premten dhe autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ketë vërshime të tjera pasi që lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

    Policia sllovene tha për agjencinë e lajmeve STA se tre persona kanë vdekur që kur shteti u godit nga stuhitë e shiut të enjten mbrëma. Një sllovene vdiq në qytetin Kamnik, ndërkaq dy shtetas holandez vdiqën në një zonë malore afër qytetit Kranj.

    “Vdekja në Kamnik mund të jetë shkaktuar nga vërshimet, ndërkaq vdekjet në mal mund të jenë shkaktuar nga vetëtimat. Megjithatë, rrethanat e vdekjeve janë duke u hetuar”, tha zyrtarja policore, Maja Adleshiq Ciperle.

    Ushtria e shtetit është angazhuar në ndihëm e qytetarëve pas motit të lig.

    “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë çështje urgjente të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos udhëtojnë me veturat e tyre”, tha ministri i Mbrojtjes, Marjan Sharec.

    Sllovenia është përballur me disa stuhi të fuqishme në fillim të kësaj vere, që lanë të vdekur një person. Edhe rajoni po ashtu u godit nga moti i lig, duke lënë të vdekur të paktën katër persona.

    Ekspertët thonë se moti ekstrem po nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike. Pjesë të Evropës kanë përjetuar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere.

    Autoritetet kanë mbyllur për trafik më 4 gusht një autostradë që lidh Slloveninë me Italinë dhe Ustrinë, për shkak të motit të lig.

    Për shkak të vërshimeve, në Slloveni afër 16.000 amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkaq pengesa ka pasur në shërbimet hekurudhore.

    Në Kroaci, autoritetet kanë ngritur alarmin për mot të lig në pesë rajone, duke paralajmëruar se për shkak të motit të lig mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit.

    Alarm me ngjyrë të verdhë është lëshuar edhe për pjesën tjetër të Kroacisë, që nënkupton se moti mund të jetë potencialisht i rrezikshëm.

    Për shkak të motit të lig, alarm po ashtu është lëshuar edhe në Bosnje e Hercegovinë.

    Stuhi të fuqishme pritet të godasin edhe Italinë. Në Milano, janë mbyllur parqet dhe zonat e tjera ku ka pemë të mbjella, nga frika se ato mund të rrëzohen dhe të paraqesin rrezik për qytetarët.

    Artikuj të ngjashëm

    “Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40 gradë, disa zona zbardhen nga breshri

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    E enjte e nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius

    Të Fundit

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.