Një vajzë 18-vjeçare është gjetur e vdekur, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, shkruan GazetaDemos.
Lajmin për Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën Sali Nivica.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka potencuar mes tjerash ai.