Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Aksident në rrugën Skenderaj-Klinë, vdes një 29 vjeçare

    03/08/2023 16:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një 29-vjeçare ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.

    Rasti për Gazetën Demos është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Ai tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

    “Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në  Spitalin Rajonal në Mitrovicë,  ka vdekur drejtuesja e veturës,  viktima femër / kosovare e  moshës rreth 29 vjeçare”, tha Zahiti.

    Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

    Artikuj të ngjashëm

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Vdekja e qytetarit në aksident, kryetari i Lipjanit del me një thirrje

    Ky është 48 vjeçari që vdiq në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.